Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj hetimeve të Prokurorisë Speciale të Kosovës lidhur me kontratat e Qeverisë për projektet në pjesën veriore të vendit.

Në një konferencë për media, Abrashi u shpreh se veprimet e deritashme të kësaj prokurorie janë “për keqardhje”, pasi në vend që të ndjekë krimin e organizuar, ajo po vihet, sipas tij, “në funksion të luftimit të institucioneve të Kosovës”.

“Sa i përket pyetjes për Prokurorinë Speciale, është për keqardhje që prokuror, në vend që ta kryejë obligimin dhe mandatin e saj kushtetues në luftimin e krimit të organizuar, është vu në funksion të luftimit të institucioneve të Kosovës. Fakti që dikush heton kontrata të cilat lidhen me angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të shtruar sovranitet, ligj, për të përmirësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve, për me shtri rendin edhe ligjin, pra ndërtimin e urave, dhe i sheh si rrezik, e shkelje të ligjit, nuk kam fjalë tjetër pos të shpreh mllef”, tha Abrashi”, ka thënë Abrashi.