Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, i ka komentuar deklarata e kryetari të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhkut, ku ky i fundit kishte thënë në emisionin Rubikon se “në LVV ka njerëz që shtyjnë agjenda kundër Kosovës dhe interesave amerikane”.

Por sipas deputetit të LVV-së Abrashi, “këta njerëz janë anëtarë dhe aktivistë të LVV-së dhe kanë bërë më shumë dhjetëfishi për Kosovën sesa që ka bërë  Abdixhku gjatë gjithë jetës se tij”.

Ai ka thënë se nuk është i habitur me deklarata e të paritë të LDK-së, ku thotë se “një grup misterioz nga Shqipëria paska ardhë në Kosovës për të prishur rendi Kushtetues e juridik të Kosovës”.

“Me pas fol kështu për Serbinë, situata do të ishte më mirë, po për Abdixhkun është problem një grup misterioz i i kqyrë në LVV që kqyre më prish këtë shtete, nuk është e çuditshme për mu sepse kur e kam pa edhe qenderimin e tij arrogant edhe ndaj presidentit të Shqipërisë, Bajram Begajit, që e refuzojë me taku e ndërsa me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shkojë e takojë ku dëshirojë Gjykanoviq unë nuk kam çka me shtua tjetër ndaj Abdixhikut”.

“Me sot u binda që Lumir Abdixhikun nuk duhet marrë seriozisht”, ka thënën Abrashi teksa ka shtuar se është duke bërë opozitarizëm pastil dhe të ulët.

Abdixhiku: Në LVV ka njerëz që shtyjnë agjenda kundër Kosovës dhe interesave amerikane

I pari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka njerëz që me apo pa qëllim, këtë duhet parë nga institucionet e sigurisë, shtyjnë agjenda edhe kundër Republikës së Kosovës,dhe atë haptas, dhe kundër interesave amerikane, dhe kryesisht flas për një grup që vjen nga Tirana, të cilët kanë rol politik brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe që sot në pushtet bën politika shtetërore”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka njerëz që shtyjnë agjenda kundër Kosovës dhe interesave amerikane, duke përmendur veçanërisht një grup që vjen nga Tirana.

Sipas tij këtë kanë një rol politik brena LVV dhe bën politika shteërore.

“Kam bindjen se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka njerëz që me apo pa qëllim, këtë duhet parë nga institucionet e sigurisë, shtyjnë agjenda edhe kundër Republikës së Kosovës,dhe atë haptas, dhe kundër interesave amerikane, dhe kryesisht flas për një grup që vjen nga Tirana, të cilët kanë rol politik brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe që sot në pushtet bën politika shtetërore”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se këta njerëz e kanë çdo veprim kundër shtetit të Kosovës.

“Besoj së këta njerëz në diskursin publik dhe angazhimin politik e kanë çdo veprim kundër shtetit të Kosovës, pra ekzistencës së shtetit të Kosovës dhe kundër aleancave strategjike që Kosova i ka, pra haptas thonë që Kosova nuk i ka borxh Amerikës asgjë”, ka thënë Abdixhiku në Klan Kosova

Ai shtoi se nuk mund të jetë e rastësishme që një grup njerëzish në vazhdimësi sulmon Kosovën dhe aletatët e saj

“Nuk mund të jetë e rastësishme që një grup në vazhdimësi dhe historikisht atakon edhe Republikën e Kosovës edhe aleatët e Kosovës, dhe po të zgjoheshim ne nga gjumi, 20 vite më parë, po të kuptonim një diskurs të tillë, unë jam i bindur që do të thonim se kjo është një agjendë e Serbisë”.





Abdixhiku: Në LVV ka njerëz që shtyjnë agjenda kundër Kosovës dhe interesave amerikane