Abrashi: Pa presione, kushtëzime e zarfe ndërkombëtare u zgjodh presidentja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka vlerësuar se marrëveshja mes LVV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentes shënon një zhvillim të rëndësishëm në politikën e Kosovës.

Duke folur në Debat Plus, Abrashi tha se për herë të parë Kosova ka arritur ta zgjidhë çështjen e presidentit pa ndërhyrje apo presione nga faktori ndërkombëtar.

Sipas tij, për një kohë të gjatë Kosova ka qenë e varur nga ndërmjetësimi ndërkombëtar në zgjidhjen e krizave politike.

Abrashi e cilësoi si pozitive edhe marrëveshjen mes LVV-së dhe PDK-së, dy subjekteve që i konsideroi “shumë antagoniste”.

“Po harrojmë që Kosova, në kuptimin e zgjidhjes së krizave deri tash ka qenë në një inkubator të ndërkombëtarëve. Është hera e parë që kemi zgjedh president pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Pa presione ndërkombëtare, pa kushtëzime ndërkombëtare, pa zarfe. Është hera e parë që klasa politike është lënë, mos me thënë është braktisë prej ndërkombëtarëve. Dy forca shumë antagoniste siç LVV dhe PDK kanë arrit me u marrë vesh. Kjo është pozitive. Bile bile jo në mënyrë konfidenciale, por në konferencë për media, në mënyrë të hapur, para krejt popullit të Kosovës. Kjo është shenjë e pjekurisë”, ka deklaruar Abrashi.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika