Abrashi për Kurtin: E ka leshu dorën Babadimëri
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i shpërndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensioniste. “Gëzuar! e ka leshu dorën Babadimëri”, Abrashi në këtë shkrimi e ka dhënë epitetin kryeministri të Kosovës Albin Kurti si Babadimër, pasi ky iu fundit morri vendimin […]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i shpërndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensioniste.
“Gëzuar! e ka leshu dorën Babadimëri”, Abrashi në këtë shkrimi e ka dhënë epitetin kryeministri të Kosovës Albin Kurti si Babadimër, pasi ky iu fundit morri vendimin që të shpërndahen nga taksat e qytetarëve nga 100 euro për fëmijët dhe për pensionistët.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo po bëhet me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këto kategori.
“Për të gjithë pensionmarrësit, këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurosh, përveç pensionit të rregullt që e marrin”, ka thënë ai.
Kurti ka bërë të ditur se Qeveria dëshiron që edhe të gjithë fëmijët të mbështeten me nga 100 euro.
“Kam kënaqësinë që sot do të miratojmë një vendim i cili përmbush një premtim tonin të radhës. Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve, bazuar në të ardhurat e familjes. Kemi premtuar që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve”. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët, pa dallim, të fitojnë nga skema dhe shuma të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht se përfitojnë më shumë”, është shprehur ai.















