Abrashi: Populli është që Qeveria Kurti II ta vazhdojë deri në fund mandatin

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje është shprehur optimist se Qeveria Kurti II do t’a përfundojë mandatin e saj qeverisës në bazë të afateve të parapara me ligj dhe kushtetutë

Artan Abrashi, deputet i LVV

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje është shprehur optimist se Qeveria Kurti II do ta përfundojë mandatin e saj qeverisës në bazë të afateve të parapara me ligj dhe kushtetutë.

“Vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, me aq sa kam mundur me vërejtur unë dhe jo vetëm unë është se ‘Qeveria Kurti 2 është ta përfundojë mandatin e vet Kushtetues, ashtu siç e ka marrë në zgjedhje demokratike’”, ka thënë Abrashi.

Abrashi, i ftuar tek emisioni “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini, ka thënë se, siç i quajti ai, “kori opozitar” janë bërë “agresiv” me kërkesën për zgjedhje.

“Mirëpo, marrë parasysh këtë korin e zërave opozitare, kohëve të fundit dhe ditë pas dite po bëhen shumë agresiv në këtë kërkesë. Dorën në zemër pak dyshoj në motivet e tyre se sa të sinqerta i kanë”, shtoi Abrashi.

E lidhur për (mos)votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës nga partitë opozitare, Abrashi ka thënë se “mos votimi nuk i shkakton dëme Qeverisë, por Kosovës”.

“Është në përgjegjësi që Qeveria me kërku mbështetjen e partive opozitare, por deri tani në Kuvendin e Kosovës ka ekzistuar një praktikë jo e shkruar se kur ka qenë çështja te votimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare, nuk është se ka pasur shumë kundërshtime. Nuk ka ndonjë çështje që shkaktojnë polarizim, përpos në qoftë se në përmbajtje kanë shumë tema politike, por kësaj radhe opozita ka çasje krejt tjetër. Tendenca e tyre bllokuese nuk është duke i bërë dëme Qeverisë, por Kosovës, kur vije puna mosvotimi i Marrëveshjes Ndërkombëtare”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika