Ac Milan afër një marrëveshjeje me Renato Sanches

Ac Milan është afër për të nënshkruar një marrëveshje me Renato Sanches nga klubi i futbollit Lille

Renato Sanches

Ac Milan është fokusuar tek dy lojtarë të klubit Lille, tek mbrojtësi, Sven Botman dhe mesfushori Renato Sanches, ky fokus vjen disa muaj më parë ku, mesfushori Sanches është më afër për t’u bashkuar pasi është zgjedhur si zëvendësues i përsosur i Franck Kessie.

Renato Sanches, është një futbollist profesionist portugez, që luan si mesfushor për klubin e Ligës 1 ,Lille dhe ekipin kombëtar të Portugalisë.

Në muajin janar, Milan u përpoq të nënshkruante me Renato Sanches, por marrëveshja personale për kushtet e lojtarit nuk u gjet.

Por, kësaj çështjeje po i vie fundi me një zgjidhje, detajet përfundimtare mungojnë vetëm mes drejtorëve dhe agjentit të Sanches, Jorge Mendes.

Kërkesa e klubit, Lille ishte 25 milonë euro, por këtë shifër e ul marrëveshja e mesfushorit me klubin, pasi që ai ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij ku shifra shkon diku rreth 20 milionë euro.

Bisedimet ende vazhdojnë me Lille për tarifën, diskutimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika