Adele pas shfaqjeve në Las Vegas: Do të studioj për Letërsi Angleze

Këngëtarja e njohur, Adele, ka thënë se deri në vitin 2025 planifikon të ketë një kualifikim si mësuese e Letërsisë Angleze, pasi kjo është një prej dëshirave të saj

Fotoilustruese

Britanikja dhe fituesja e Grammy, Adele, ka thënë se pas shfaqjeve në Las Vegas dëshiron të studiojë për një diplomë të Letërsisë Angleze, pra të jetë mësuese e anglishtes.

Gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh nga fansat në Los Anxhelos, ajo ka thënë se dëshiron të marrë një diplomë në Letërsi Angleze.

“Nëse nuk do të kisha arritur të këndoja, mendoj se do të isha mësuese e anglishtes”, ka thënë Adele, shkruan BBC-ja.

Tutje, ajo ka shtuar se nuk do ta lërë anash një dëshirë të tillë dhe se këtë e ka plan ta realizojë deri në vitin 2025.

“Padyshim që mendoj se e përdor pasionin tim për anglishten. Por do të doja të kisha shkuar në universitet dhe ta kisha atë përvojë, por do ta bëj online me një mësues. Ky është plani im për vitin 2025, vetëm për të marrë kualifikimin”, ka shpjeguar ajo.

Këngëtarja 34-vjeçare do të përformojë nga viti i ardhshëm në Sin City, si dhe do t’i këndojë mësueses saj të vjetër të anglishtes, zonjës McDonald, me të cilën u takua në skenën e këndimit në Las Vegas.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika