Adell Shaboviq eliminohet nga gara në Lojërat Olimpike
Notari që përfaqëson Kosovën, Adell Shaboviq, e ka mbyllur garën për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke përfunduar i 58-të në renditjen olimpike por pa arritur të kualifikohet në gjysmëfinale. Shaboviq garoi në 100 metra stil i lirë derisa koha e tij e regjistruar ishte 51.77 sekonda. Shaboviqi përfundoi i 58-ti në kualifikime. Vetëm 16 më […]
Notari që përfaqëson Kosovën, Adell Shaboviq, e ka mbyllur garën për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke përfunduar i 58-të në renditjen olimpike por pa arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.
Shaboviq garoi në 100 metra stil i lirë derisa koha e tij e regjistruar ishte 51.77 sekonda.
Shaboviqi përfundoi i 58-ti në kualifikime.

Vetëm 16 më të mirët janë kualifikuar në gjysmëfinale. Koha e fundit që siguroi gjysmëfinalen ishte 48.41 sekonda. Në kualifikime më i shpejti ishte amerikani Jack Alexy me kohë prej 47.47 sekonda.
Ndryshe, në këtë garë mori pjesë edhe notari nga Shqipëria, Grisi Koxhaku, i cili zuri vendin e pestë.















