Adem Haziri rivarroset në Mitrovicë, i zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se është rivarrosur Adem (Hetem) Haziri i zhdukur me forcë gjatë luftës. Ai tashmë do të gjejë prehje të përhershme në varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka bërë të ditur se sot është rivarrosur trupi i Adem Hazirit i zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Siç bën të ditur ky komision, ai është rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Komisioni ka njoftuar tutje se mbetjet mortore të Adem Hazirit janë gjetur dhe zhvarrosur vite më parë nga varreza masive në Suhodoll, derisa janë identifikuar gjatë këtyre muajve përmes metodës shkencore të ADN-së.

“Në ceremoninë e rivarrimit të organizuar sot, sipas kërkesës së familjes Haziri dhe Shoqatës së familjarëve të personave të zhdukur ‘Zëri i Prindërve, Mitrovicë’, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e Komisionit, krahas ngushëllimit shprehën edhe mirënjohjen për familjen Haziri dhe gjitha familjet e personave të zhdukur me forcë që përkundër dhimbjes dhe ankthit të pritjes janë në mbështetje të vazhdueshme të punës së KQPZH-së.

Ndërsa më 25 korrik të këtij viti, Jashar Hamzaj e Muharrem Bobi, që për këto 24 vjet ishin në Listën e Personave të Zhdukur, janë rivarrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve në Lybeniq.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika