Ademaj: Organizimi i grupit terrorist tregon se prapa tyre qëndron shteti i Serbisë
Ish-polici i Kosovës dhe eksperti i çështjeve forenzike, Xhemajl Ademaj, ka folur për situatën në veri të Kosovës, ku Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup prej 30 personash me armë të rënda. “Organizimi i tyre ka qenë profesional dhe më jep pasqyrën se prapa tyre qëndron politika e shtetit serb, po apostrofoj me […]
Ish-polici i Kosovës dhe eksperti i çështjeve forenzike, Xhemajl Ademaj, ka folur për situatën në veri të Kosovës, ku Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup prej 30 personash me armë të rënda.
“Organizimi i tyre ka qenë profesional dhe më jep pasqyrën se prapa tyre qëndron politika e shtetit serb, po apostrofoj me përgjegjësinë time, se para tyre qëndron presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi dhe Aleksandar Vulini”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se “Policia e Kosovës sot e ka dëshmuar që është policia më demokratike në botë dhe ka bërë me dije se grupet terroriste nuk kanë vend në Kosovë”.
Ai ka thënë se mëngjesi i 24 shtatorit të vitit 2023, na ka çelur me rënë dëshmor me uniformën e Policisë së Kosovës, ku, sipas tij, numri ka arritur në 23 zyrtarë policorë që kanë rënë në detyrë duke i shërbyer atdheut.
“Kjo është një humbje e një pjesëtari të policisë, por këtë e ka mbrojtja e atdheut, për të cilën të gjithë jemi të gatshëm që ta bëjmë, jo vetëm këta që janë të ngarkuar me detyrë që ta mbrojnë ligjin dhe rendin”, ka thënë Ademaj.















