Ademi e pret në takim ambasadorin britanik: Mbretëria e Bashkuar, djep i futbollit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi priti sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,  Jonathan Hargreaves.

Gjatë këtij takimi, kreu i FFK-së, Ademi shprehu urimet e tij të ngrohta për mirëseardhjen e ambasadorit të ri britanik dhe e informoi atë për zhvillimet aktuale në futbollin e Kosovës si dhe për projektet që janë në proces.

I pari i FFK-së shprehu kënaqësinë e tij për vizitën e ambasadorit dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që FFK-ja ka ndërtuar me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në fushën e futbollit.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të vazhdueshme me qëllim të zgjerimit dhe përparimit të futbollit në të gjithë vendin.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres ambasadorin e Britanisë së Madhe, me të cilin tradicionalisht kemi pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme. Mbretëria e Bashkuar është shumë e rëndësishme për ne, veçanërisht në fushën e futbollit, pasi është djepi i këtij sporti. Ambasadori  Jonathan Hargreaves ishte i hapur për të vazhduar bashkëpunimet tona dhe shprehu interesimin të njihet nga afër me situatën aktuale të FFK-së”, tha Ademi.

Tutje thuhet se gjatë takimit, u diskutua për vazhdimin e projekteve të përbashkëta me Ambasadën Britanike dhe për mbështetjen që kjo ambasadë ofron në projekte të rëndësishme, me fokus të veçantë në futbollin e femrave dhe në promovimin e futbollit për komunitete të ndryshme etnike.

Ambasadori Hargreaves premtoi mbështetje për projektet e ardhshme dhe shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me FFK-në.

Në përfundim të takimit, presidenti Ademi e nderoi ambasadorin me një fanellë të personalizuar të ekipit kombëtar të Kosovës dhe me simbolin e kryeqytetit “Hyjneshën në Fron”, duke shënuar kështu një tjetër moment të rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyera mes FFK-së dhe Ambasadës Britanike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika