Ademi pas fitores së Kosovës ndaj Sllovenisë: Kjo është historia
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar futbollistët e Kombëtares pas triumfit historik ndaj Sllovenisë dhe ka cilësuar arritjen e Play-Off-it për Botërorin 2026 si një moment kulmues. “Kjo është historia. E keni bërë më të mirën e mundshme. Çfarëdo që të ndodhë pas kësaj, a shkojmë apo jo, kjo është […]
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar futbollistët e Kombëtares pas triumfit historik ndaj Sllovenisë dhe ka cilësuar arritjen e Play-Off-it për Botërorin 2026 si një moment kulmues.
“Kjo është historia. E keni bërë më të mirën e mundshme. Çfarëdo që të ndodhë pas kësaj, a shkojmë apo jo, kjo është kapaku. Unë shpresoj dhe besoj. Për sot, double!”, ka thënë Ademi në zhveshtore para lojtarëve.















