Ademi viziton Kombëtaren e Izraelit në hotel, shpreson që të dielën “të jemi dëshmitarë të një loje sa më të mirë dhe korrekte mes dy kombëtareve”

Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi ka njoftuar se ka vizituar homologun e tij izraelit, Shino Moshe Zuares në hotelin ku po qëndron Kombëtarja e Izraelit

Foto: Agim Ademi

Kreu i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, ka njoftuar se ka vizituar homologun e tij izraelit, Shino Moshe Zuares, në hotelin ku po qëndron Kombëtarja e Izraelit.

Këtë e ka bërë të ditur Ademi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“I shpreha mirëseardhje në vendin tonë dhe ritheksova se Kosova është një vend mikpritës që di të çmojë shtetet mike”, ka shkruar Ademi.

Ademi ka potencuar se shpreson që “të dielën të jemi dëshmitarë të një loje sa më të mirë dhe korrekte midis Kosovës dhe Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024”.

Lexo edhe këtë: Kombëtarja e Izraelit në futboll arrin në Kosovë nën masa të rrepta sigurie

Ndryshe, ekipi kombëtar në futboll i Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aerportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie. Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit të dielën zhvillojnë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Dy autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku po qëndron ekipi, ku po ashtu kishte masa të shtuara të sigurisë.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika