Adixhiku: Gashi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën publike dhe politike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime familjes Gashi dhe gjithë komunitetit akademik, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të  parë në komunën e Prishtinës nga radhët e LDK-së , akademik Salih Gashit.

Abdixhiku ka thënë  se Gashi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën publike dhe politike të Kosovës ‘duke u shquar për përkushtimin e tij ndaj qytetarëve të kryeqytetit në veçanti por edhe në kohë të vështira për vendin, në organizimin dhe konsolidimin institucional’.

Ai ka shtuar se kontributi i tij në arsim në edukimin e brezave të tërë do të mbetet vlerë e përhershme, ngjashëm siç do të jetë edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Humbja e tij është një humbje e madhe për familjen, për komunitetin akademik, për kryeqytetin dhe për të gjithë ne. Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ju shpreh ngushëllime të thella familjes Gashi, kolegëve të tij në Universitetin e Prishtinës dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e tij”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ish-kryetari i Prishtinës, akademik Salih Gashi ka vdekur të  martë n në moshën 81-vjeçare.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika