Aeroplani ukrainas i rrëzuar në Greqi po transportonte 11 tonë armë

Televizioni shtetëror në Greqi ka njoftuar për rrëzimin e një avioni me mallra, i cili po udhëtonte drejt Jordanisë. Bëhet e ditur se në të ishin, gjithsej, 8 persona dhe se avioni po barte armë

Pamje nga dronët vëzhgues

Një aeroplan me mallra, i cili u rrëzua në Greqinë veriore po transportonte 11 tonë armë, duke përfshirë mina tokësore, në Bangladesh, thonë zyrtarët.

Mëngjesin e hershëm të së dielës u raportua për rrëzimin e një aeroplani në Greqi, i cili po udhëtonte nga Serbia drejt Jordianisë.

Në bord u raportua që kanë qenë 8 persona.

Ndërsa, se çka po transportonte avioni nuk dihej derisa BBC lajmëroi se ai po barte 11 tonë armë.

Njerëzit që jetojnë brenda dy kilometrave nga vendi, ku ka rënë Antonov-12 janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda.

Televizioni shtetëror raportoi se ushtria, ekspertët e eksplozivëve dhe stafi i Komisionit Grek të Energjisë Atomike nuk do t’i afroheshin vendit derisa të konsiderohej i sigurt.

“Matjet për momentin nuk kanë treguar asgjë, por megjithatë paqëndrueshmëria në terren është vërejtur,” u tha gazetarëve gjenerallejtënant Marios Apostolidis, i Brigadës së Zjarrfikësve të Greqisë Veriore.

Një aeroplan ukrainas rrëzohet pranë qytetit verior të Greqisë, Kavala

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika