Afaristi Shkëlqim Devolli në takim me senatorin amerikan Roger Wicker, flasin për bashkëpunimin tregtar Kosovë-ShBA

Afaristi Devolli në takimin e tij në Washington me senatorin Roger Wicker , ka folur për planet zhvillimore të korporatës kosovare "Devolli", dhe synimin për të thelluar bashkëpunimin me ShBA

Afaristi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po vazhdon qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA), të mërkurën është takuar me senatorin Roger Wicker.

Ai ka thënë se në takimin që është mbajtur në zyrën e senatorit në ndërtesën e Senatit Amerikan në Washington DC, është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, me theks të veçantë bashkëpunimin në çështjet e ekonomisë dhe tregtisë.

Aksionari i Devolli Corporation i ka treguar senatorit Wicker për arritjet e korporatës të cilën e drejton, duke nënvizuar edhe eksportin prej rreth 200 milionë eurosh të dyshekëve Comodita në tregun amerikan.

Devolli, gjithashtu, ka folur edhe për planet zhvillimore të korporatës kosovare dhe synimin për të thelluar bashkëpunimin me ShBA.

Roger Wicker është senator i shtetit të Mississippit që nga viti 2007, kurse më herët ka shërbyer edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në vigjilie të qëndrimit të tij në ShBA, Devolli është duke zhvilluar edhe disa takime me kompani të ndryshme amerikane, të interesuara të bashkëpunojnë me Kosovën.

Korporata të cilën e drejton Shkëlqim Devolli, është vlerësuar si realizuesja e qarkullimit më të madh, me rreth 400 milionë euro, si dhe punëdhënësja dhe tatimpaguesja më e madhe në Kosovë për vitin 2021.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika