Afaristi Shkëlqim Devolli zhvillon takime në Uashington DC

Shkëlqim Devolli ka zhvilluar takime me biznesmenë dhe figura të rëndësishme ndërkombëtare gjatë të cilave, ka bërë ftesë për vizitë Kosovës

Biznesmeni kosovar, Shkëlqim Devolli, aktualisht, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtij qëndrimi, Devolli është duke zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore amerikane dhe personalitete ndërkombëtare me ndikim.

Aksionari i “Devolli Corporation” ka zhvilluar takime në Departamentin amerikan të Shtetit. Ai është pritur nga zyrtarja për çështje të Kosovës, Anne Morrison, dhe oficeri për ekonominë rajonale në Zyrën e Marrëdhënieve të Evropës Jugore dhe Qendrore, Robert Morgan.

Devolli ka biseduar mbi mbi gjendjen e ekonomisë kosovare dhe sukseset e kompanisë së tij, si korporata me eksportin më të madh nga Kosova në ShBA.

Gjithashtu, në këtë takim në Departamentin e Shtetit është folur edhe për mundësitë e rritjes së punësimit në Kosovë, ashtu që të mos ketë nevojë që të rinjtë ta lëshojnë vendin.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, të enjten, Devolli ka takuar edhe ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak, me të cilët ka diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me Izraelin.

Devolli  ka shfrytëzuar rastin të ftojë ish-kryeminitrin Barak të vizitojë Kosovën.

Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak dhe Shkëlqim Devolli

Gjatë qëndrimit të afaristit Devolli në SHBA janë paraparë edhe disa takime të tjera të nivelit të lartë me politikanë dhe përfaqësues të bizneseve amerikane.

Gjatë këtij qëndrimi, ai pritet të zhvillojë takime të tjera me politikanë dhe përfaqësues të bizneseve amerikane.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika