Afati i fundit për vizat shtyhet deri më 1 dhjetor të vitit të ardhshëm
Presidenca çeke e BE-së ka dorëzuar te shtetet anëtare draftin e ri të tekstit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Data e zbatimit ka lëvizur nga nëntori në dhjetor të vitit të ardhshëm. “Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet vetëm nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit […]




Presidenca çeke e BE-së ka dorëzuar te shtetet anëtare draftin e ri të tekstit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Data e zbatimit ka lëvizur nga nëntori në dhjetor të vitit të ardhshëm.
“Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet vetëm nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se më 1 dhjetor 2023.”, thuhet në draftin më tё ri.
Me këtë, ka filluar dhe procedura e heshtur e cila nënkupton procedurë të thjeshtësuar të miratimit, ku jepet një afat i caktuar kohor për reagim të mundshëm të shteteve anëtare. Nëse deri të mërkurën e 16 nëntorit në orën 2, nuk kundërshton asnjë shtet anëtarë të Bashkimit Evropian, atëherë konsiderohet se teksti në fjalë është miratuar, transmeton RTK.
Shtryerja për një muaj nga burimet diplomatike shpjegohet me faktin se 1 nёntori nё agjendën e BE-së, akoma qëndron si afat i mundshëm kur ETIAS duhet të jetë plotësisht funksional dhe me këtë rast edhe hyn në fuqi liberalizimi i vizave.
Nё rast së shtyerjes së sërishme të ETIAS-it, atëherë lejohet që kosovarët të lëvizin lirshëm më së voni më 1 dhjetor, në mënyrë që çështjet eventuale teknike në nivel evropian të mos cenojnë lëvizjen e lirë për shtetasit kosovar.
Shumë vite më parë, Parlamenti Evropian ka qenë në favor të liberalizimit, ndërsa në Këshill të BE-së, votimi bëhet me shumicë të kualifikuar që nënkupton votën e 55 për qind të shteteve e të cilat reflektojnë 66 për qind të popullatës së përgjithshme të Bashkimit Evropian.




















