Afati kohor për zgjedhjet në veri shtyhet deri më 28 nëntor

Afati kohor për zgjedhjet në veri është shtyrë deri më 28 nëntor, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi





Komisioni Qendror Zgjedhjeve, të hënën e 21 nëntorit ka vendosur që të ndryshojë afatin e aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat veriore të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se ky afat do të shtyhet deri më 28 nëntor të vitit 2022.

“Sipas vendimit të KQZ-së, afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve i paraparë të përfundojë më 21 nëntor është shtyrë deri më 25 nëntor 2022. Rrjedhimisht, është shtyrë edhe afati për vendimmarrjen e KQZ-së për certifikimin ose jo të subjekteve politike dhe kandidatëve nga 26 nëntori në 28 nëntor 2022. Po ashtu, KQZ-ja ka ndryshuar edhe afatin për emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në katër komunat ku do të mbahen zgjedhjet. Sipas vendimit të KQZ-së ky afat do të shtyhet deri më 28 nëntor 2022”, ka thënë Elezi.

Sa i përket afatit për aplikim për certifikim të subjekteve politike i ka filluar më 15 nëntor,  deri tani, më 21 nëntor, KQZ-ja ka pranuar dy aplikime për certifikim.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shtyrë afatin për regjistrim të partive politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në veri të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për RTV Dukagjini anëtari i KQZ-së nga VV-ja, Alim Rama.

Ai megjithëkëtë ka mohuar se kjo kërkesë ka të bëjë me zhvillimet politike në Bruksel dhe mundësinë e kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.

“Jo nuk ka të bëjë me këtë, sepse unë këtë çështje e kam ngritur që nga e marta e kaluar. Në kërkesën time i kam paraqitur arsyet që konsideroj se nuk janë projektuar siç duhet këto afate dhe është hera e parë që nuk kanë kaluar nëpër Këshilla komunalë Zgjedhorë”, tha Rama për televizionin.

Ai ka shtuar se ka gjasa që kjo mbledhje do të mbahet në mënyrë elektronike, sepse kryesuesi i KQZ-së nuk është në Kosovë.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika