Afati për targat, Hoxha: Kërcënimi që Kurti ka dashur të përdorë ndaj BE-së dhe letargjisë që e zë BE-në kur Serbia nuk performon

Se pse ishte çështja e targave me aq rëndësi për Kurtin, Hoxha e cilëson sikurse një afatizim të Kosovës në qoftë se nuk do të ekzistonte një afatizim i Bashkimit Evropian dhe njëherit, një "alarm" për BE-në ndaj letargjisë kur Serbia nuk performon





Analisti Ylli Hoxha ka thënë se çështja e targave është një “kërcënim” që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përdorur ndaj Bashkimit Evropian dhe letargjisë së tij ndaj Serbisë.

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Hoxha ka thënë se ndonëse akoma ka pak qartësim të elementeve në dialogun Kosovë-Serbi, deklaratat e Kurtit për Borrell mbeten shqetësuese.

“Prej dje dhe sot, kemi pak qartësim të elementeve taktike të përdorura në proces. Për mua, është sheqtësuese pretendimi nga kryeministri Kurti se zoti Borrell ka hequr dorë nga plani franko-gjerman gjithsej afati i tij deri në fund të shkurtit që të kryhet ky proce3s dhe kjo p֝r mua është shqetësuese, kjo meriton sqarim në ditët në vazhdim dhe nëse kjo është e vërtet, ajo me të vërtetë është indikatori i parë i degradimit të një procesi nga i cili prisim të jepte një rezultat”, ka deklaruar Hoxha.

Se pse ishte çështja e targave me aq rëndësi për Kurtin, Hoxha e cilëson sikurse një afatizim të Kosovës në qoftë se nuk do të ekzistonte një afatizim i Bashkimit Evropian.

“Nëse nuk ekziston një afatizim i BE-së atëherë ekziston një afatizim që ne mund të imponojmë dhe këtë e bëjmë përmes një vendimi në shikim të parë naiv edhe pse në të vërtetë, nuk është naiv”, ka deklaruar Hoxha gjersa ka theksuar se për implementimin e marrëveshjes mbi konvertimin e targave duhet një forcë policore.

Sipas Hoxhës, “ky është kërcënimi që Kurti ka dashur të përdorë ndaj BE-së dhe letargjisë që e kap BE-në kur Serbia nuk performon”.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika