Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.
Ky konstatim është pjesë e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, të parashtruara nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, lidhur me kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë.
Kushtetuesja ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me nenin 66 të Kushtetutës.
Sipas Gjykatës, kalimi i këtij afati ka bërë që të fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, në rastin kur posti i Presidentit është vakant, si dhe për zgjedhjen e Qeverisë.
Në këtë kuadër, Gjykata ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor 2026.
Kushtetuesja ka konstatuar gjithashtu se vendimi i 13 shtatorit 2026 për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.
Në aktgjykim thuhet po ashtu se deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar.
Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme, ndërsa ka bërë të ditur se aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij.
