Afër 18 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar të martën nga zyrtarët doganorë në pikën kufitare në Vërmicë, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

“Gjatë ekzaminimit të detajuar të automjetit, zyrtarët doganorë kanë hasur mjete monetare të padeklaruara në shumë totale prej 17,950.00 euro, të ndara në këto prerje:

74 kartëmonedha nga 100 euro – 7,400.00 euro

211 kartëmonedha nga 50 euro – 10,550.00 euro”, thuhet nga Dogana.

Sipas njoftimit, në mungesë të deklarimit të këtyre mjeteve, dogana ka konfiskuar 25 për qind të shumës së tyre, ndërsa shumën tjetër e mban deri në përfundim të procedurave hetimore.

“Në mungesë të deklarimit paraprak dhe dokumentacionit mbi prejardhjen e mjeteve, Dogana ka bëre sekuestrimin e mjeteve derisa  në përputhje me nenin 33.5 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), pales automatiksiht i është bërë konfiskimi i shumës prej 4,487.50 euro – që përfaqëson 25% të shumës totale të padeklaruar derisa edhe pjesa tjetër mbahet deri ne perfundimin e procedurave hetimore”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të deklarojnë saktësisht mjetet monetare mbi 10.000 mije euro të cilat i mbajnë me vete gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të paligjshme financiare dhe për të shmangur ndëshkime të panevojshme.