Afër gjysma e votuesve në Tuz votuan kandidatët pro-serb

Në zgjedhjet në Mal të Zi të mbajtura më 19 mars, asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të fitoj, kështu duke dërguar vendin në ballotazh

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të përballet në balotazh me ish-ministrin e Ekonomisë, Jakov Millatoviq, më dy prill, pasi asnjëri prej shtatë kandidatëve në garën për president nuk kanë arritur të fitojnë 50 për qind të votave.

Qytetarët e Malit të Zi kanë votuar të dielën për të zgjedhur presidentin e vendit. Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik, pjesëmarrja në zgjedhje ka shkuar në 63.6 për qind.

Në qytetin e Tuzit, komunë e banuar me shumicë shqiptare në afërsi të Podgoricës, sipas burimeve të Portalit Dukagjini, Gjukanoviq është kandidati i cili ka siguruar më së shumti vota, mirëpo mbi 800 vota kanë marrë kandidatët pro-serb. Në tërësinë e kësaj komune (Tuzit) këta kandidat pro-serb dhe pro-rus kanë marrë afër 2300 vota.

Millo Gjukanoviq, kandidati pro-perëndimor ka arritur të sigurojë 1248 vota në qytetin e Tuzit, përkatësisht në nivel të komunës mbi 3700 vota, i përcjellë nga Andrija Mandiq me mbi 260 vota, përkatësisht mbi 820 vota në nivel komune.

Ndërsa i treti në listë ka dalë Jakov Millatoviq me gjithsej 222 vota në qytet ndërsa në nivel komune me mbi 650 vota, duke u pasuar nga Aleksa Beçiq  e cila në qytet ka fituar 140 vota, në nivel komune mbi 510 vota.

Draginja Vuksanoviq në qytet ka fituar gjithsej 107 vota ndërsa në nivel komune mbi 300 vota.

Kurse dy kandidatët e fundit në këtë garë zgjedhore në qytetin dhe komunën e Tuzit janë Jovan Raduloviq, i cili ka marrë 12 vota në qytet kurse në nivel komune afër 40 i pasuar nga Goran Daniloviq, i cili në qytet nuk ka arritur të marrë as edhe një votë të vetme ndërsa në nivel komune vetëm 3 vota.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mal të Zi, në komunën e Tuzit mbi 12 mijë persona kanë të drejtë vote. Ndërsa sipas projeksioneve, në këtë komunë nuk dalin në zgjedhje më shumë se 8 mijë persona, përkatësisht mbi 2/3 e votuesve.

Ndryshe nga Tuzi, në Ulqin, Gjukanoviq ka arritur të sigurojë rreth katër mijë e 500 vota, Beçiq njëmijë e 500 vota, Millatoviq, rreth 500 vota dhe Mandiq rreth 400 sosh.

Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq dhe kandidati i Lëvizjes Evropa tani Jakov Milatoviq do të garojnë për presidencën e Malit të Zi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Siç njofton Qendra e Monitorimit (CEMI), pas procesimit të 97 për qind të votave, Gjukanoviq ka fituar 35 për qind, ndërsa Milatoviq ka marrë mbështetjen e 29 për qind të votuesve.

Raundi i dytë do të zhvillohet pas dy javësh, më dy prill, shkruan Vijesti.

Sipas të dhënave të CEMI-së, Andrija Mandiq nga Fronti Demokratik pro-Serb, i cili fitoi 19 për qind, ishte më afër vendosjes në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe Aleksa Beçiq, lideri i Malit të Zi Demokratik, u rendit në vendin e katërt me 11 për qind të votës.

Sipas një publikimi nga Qendra për Tranzicionin Demokratik, kanë votuar 63.6% e qytetarëve për njërin nga shtatë kandidatët që garojnë për president.

Gjukanoviq ka thënë se është i kënaqur me rezultatin.

“Kam fituar më shumë se 120.000 vota, ky është rezultat i vlefshëm. Kjo është përparësi serioze ndaj kandidatit tjetër. Ne jemi të gëzuar për një nivel të tillë të mbështetjes, dhe kjo është bazë e mirë që do të na çojë drejt fitores”.

Ish-ministri Millatoviq, ekonomist pro-evropian nga lëvizja Evropa Tani, ka thënë se rezultati i tij përbën fitore në këto zgjedhje.

“Kam premtuar se do të fitojmë, dhe fituam. Kjo është fitore për të gjithë ata që janë diskriminuar në 30 vjetët e fundit, fëmijët e të cilëve janë larguar nga Mali i Zi, për ata që nuk ka pasur drejtësi. Ne do ta dërgojmë Gjukanoviqin në pension politik, më 2 prill”.

Rezultati zyrtar nuk pritet të publikohet disa ditë, për shkak të shqyrtimit të ankesave.

Gjukanoviq ka shërbyer si president, ose kryeministër, i Malit të Zi, për 33 vjet.

Përveç Gjukanoviqit dhe Millatoviqit, në garë kanë qenë edhe: Andrija Mandiq, politikan pro-rus dhe pro-serb, Alleksa Beçiq, ish-kryetar i Kuvendit të Malit të Zi dhe udhëheqës i Demokratëve; Goran Danilloviq, kandidat i koalicionit Mali i Zi i Bashkuar; Draginja Vuksanoviq Stankoviq nga Partia Socialdemokrate dhe Jovan Joxhir Radulloviq, i njohur për numrin e madh të ndjekësve në mediat sociale.

Presidenti i vendit zgjidhet për pesë vjet.

Të drejtë vote në këto zgjedhje patën 542.154 qytetarë.

Zgjedhjet në Mal të Zi: Gjukanoviq dhe Milatoviq shkojnë në raundin e dytë

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika