Afganët e ’’rrezikuar’’ të Bondsteel-it do të zgjedhin vendqëndrimin e tyre

Afganët e strehuar në Kosovë të cilëve mund t’u ndalohet hyrja në SHBA nëse nuk kalojnë testet e sigurisë, do të mund të zgjedhin vendqëndrimin e tyre. Këtë e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin Ambasada Amerikane në Prishtinë, duke mos mohuar raportimet e mediumeve ndërkombëtare se disa afganëve u është refuzuar hyrja në SHBA. Për këtë çështje ka heshtur Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës

“Bazuar në kërkesën tuaj në lidhje me numrin e qytetarëve afganë në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se aktualisht në vendin tonë janë 75 qytetarë afgan të cilët janë të vendosur në Bondsteel”.

Por është mediumi amerikan “Wall Street Journal”, i cili ka raportuar se SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa prej afganëve të cilët nuk kanë kaluar testet e sigurisë.

Raportimin e mediumit amerikan nuk e ka mohuar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, duke thënë se për shkak të privatësisë nuk mund të komentojë mbi raste specifike.

Por, Ambasada ka konfirmuar për RTV Dukagjini se afganët të cilëve mund t’u ndalohet hyrja në SHBA, do të jenë të lirë të zgjedhin vendet ku duan të jetojnë.

Në këto raste, Shtetet e Bashkuara do të punojnë me ata individë për të gjetur zgjidhje alternative, të qëndrueshme bazuar në preferencat e tyre, familjen, punësimin dhe lidhjet e tjera. Kjo përfshin koordinimin brenda partnerëve ndërkombëtarë dhe aleatëve për të identifikuar vendet që dëshirojnë të rivendosin këta afganë, ose, kur një afgan dëshiron të kthehet vullnetarisht në Afganistan, duke u përpjekur t’i ndihmojë ata me këto marrëveshje. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk do të lehtësojnë riatdhesimin e asnjë afgani në Afganistan nëse ata nuk dëshirojnë të kthehen”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Por çfarë mund të ndodhë nëse afganët e vlerësuar të rrezikshëm për sigurinë e SHBA-së, zgjedhin të vazhdojnë jetën në Kosovë?

Kjo mbetet e paqartë pasi Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kthyer përgjigje të mërkurën.

Procesi i verifikimit të afganëve të mbetur në Kosovë, sipas SHBA-së, kërkon kohë pasi në të përfshihen shumë agjenci qeveritare.

”Për afganët që ende strehohen përkohësisht në Camp Liya në Bondsteel, një ekip qeveritar i koordinuar ndërinstitucional i SHBA-së po punon intensivisht për të verifikuar dhe kontrolluar këta afganë në mënyrë që të përcaktojë përshtatshmërinë e tyre për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara në përputhje me ligjet dhe politikat e SHBA-së”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane.

Më tej në përgjigjen për RTV Dukagjini, SHBA-ja sërish shprehet mirënjohëse ndaj Kosovës për pranimin e refugjatëve afganë, duke e quajtur këtë veprim si dëshmi e lidershipit humanitar të Kosovës në skenën botërore.

Nga Kosova për në SHBA, deri më tani janë zhvendosur afro 600 afganë.

Ata u detyruan të zhvendosen nga Afganistani pasi pushtetin në vendin e tyre e mori dhunshëm grupi militant i talebanëve.

Afganët “e bllokuar” në Bondsteel

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika