Afganistan, 4 të dënuar për vrasje ekzekutohen në stadiumet e mbushura me njerëz
Katër burra të dënuar për vrasje u ekzekutuan sot në stadiume të mbushura me njerëz në të gjithë Afganistanin, raporton France 24. Një ditë më parë, autoritetet vendore ftuan zyrtarët dhe qytetarët që të vinin për të “marrë pjesë në event”, ndërsa, si zakonisht, ndaluan të gjitha kamerat dhe celularët për të parandaluar përhapjen e […]
Katër burra të dënuar për vrasje u ekzekutuan sot në stadiume të mbushura me njerëz në të gjithë Afganistanin, raporton France 24.
Një ditë më parë, autoritetet vendore ftuan zyrtarët dhe qytetarët që të vinin për të “marrë pjesë në event”, ndërsa, si zakonisht, ndaluan të gjitha kamerat dhe celularët për të parandaluar përhapjen e pamjeve.
Dy burrat u ekzekutuan para rreth 20.000 njerëzve të mbledhur në stadiumin në Kala-I-Nav, kryeqyteti i provincës veriperëndimore të Badghis, sipas parimit islamik të “kisas” ose hakmarrjes, njoftoi Gjykata e Lartë.
Personi i tretë u ekzekutua në qytetin Zaranj, kryeqyteti i provincës Nimroz në jugperëndim të vendit.
I katërti u ekzekutua në Farah, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër në perëndim.
Edhe këtu ekzekutimet bëheshin në publik dhe në stadiume të mbushura me njerëz.
Të gjitha urdhrat e ekzekutimit u nënshkruan nga udhëheqësi suprem i talebanëve, Emir Hibatullah Akhundzada, i cili jeton i izoluar në bastionin e tij jugor të Kandaharit dhe sundon vendin me dekret ose udhëzim, tha Gjykata e Lartë në një deklaratë.















