Afrim Tovërlani, njëri nga kandidatët për trajner te Drita? Flet përzgjedhësi i Kosovës U21

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, thuhet se është në listën e kandidatëve për trajner te Drita

Pas largimit të Akis Vavalis, skuadra e Dritës është në kërkim të një trajneri.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, në listën e të preferuarve është edhe përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani.

Në një prononcim të shkurtë për televizionin, ‘Toki’ ka thënë se deri më tani askush nuk e ka konaktuar nga klubi gjilanas.

“Deri më tani askush nuk më ka kontaktuar nga Drita. Nuk mund të them asgjë më shumë në këto momente”, tha ai.

Teksa, përveç tij thuhet se kandidatët tjerë për të marrë postin e trajnerit te Drita janë Bylbyl Sokoli dhe Zekirija Ramadani.

“Intelektualët” të hënën në mbrëmje njoftuan se kanë ndërprerë bashkëpunimin me teknikun grek, Akis Vavalis, me marrëveshje të dyanshme.

Ky vendim erdhi disa orë pas humbjes kundër Prishtinës me rezultat 1-0 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Aktualisht, Drita është në pozitën e tretë në tabelë me 25 pikë dhe është dhjetë pikë larg Ballkanit, që renditet në vendin e parë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika