Afro 1 mijë e 500 vende të lira pune në “superpuna”, Murati thotë se ka paga deri në 1 mijë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se në platformën “superpuna” aktualisht janë 1 mijë e 413 pozita të lira pune për të rinjtë

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se aktualisht janë 1,413 pozita të lira pune në “superpuna”, që vlejnë për të rinjtë 18 deri 25 vjeç.

Tutje, Murati ka theksuar se paga mesatare është 358 euro, por që sipas tij mund të shkojë deri në 1,000 euro.

Murati, ndër të tjera, ka thënë se kjo pagë nënkupton se shumica e bizneseve po e shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë.

“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç. Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka njoftuar Murati përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës  e ka krijuar këtë platformë të quajtur “Superpuna” për të ndihmuar në punësimin e të rinjve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika