Afro 150 milionë euro të hyra tatimore për dy muaj në Kosovë
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se për dy muajt e fundit janë 149.3 milionë euro të hyra tatimore në vend. “Të hyrat tatimore të ATK-së edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milionë euro, që nëse bëjmë krahasime me periudhën e njëjtë të vitit […]
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se për dy muajt e fundit janë 149.3 milionë euro të hyra tatimore në vend.
“Të hyrat tatimore të ATK-së edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milionë euro, që nëse bëjmë krahasime me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shohim se kemi rritje për 24.4 milionë euro apo 19.6%”, njofton ATK-ja.
Administrata Tatimore e Kosovës njofton se vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është derivat i mekanizmave, “të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës E-Deklarimit”.















