Aftësia se si imitojnë papagallët

Kishit menduar ndonjëher se cila është arsyeja se si munden papagallët të artikulojnë tinguj?

Ilustrim
Ilustrim

Nga të gjitha krijesat në Tokë, vetëm dy mund të prodhojnë gjuhën njerëzore: njerëzit dhe zogjtë. Nga të paktët zogj që mund të imitojnë të folurit njerëzor, duke përfshirë zogjtë mynah, sorrat dhe korbat, papagallët janë padyshim më të mirët në imitimin e tingujve. Papagajtë madje janë të aftë të mësojnë dhe të përdorin dialekte të ndryshme. Ata gjithashtu përpiqen të përshtaten, qoftë mes papagajve të tjerë apo njerëzve të tjerë.

Ilustrim
Ilustrim

Por si mund këta shpezë të artikulojn tinguj në gjuhën e njerëzve?

Pas shumë diskutimeve e kërkimeve të kryera, shkencëtarët arritën të zbulojnë sekretin nervor të papagallëve! Në mënyrë të veçantë, ata gjetën se aftësia e imitimit të tingujve të dëgjuar në mjedis, por, dhe e zërave të njerëzve ka të bëjë me ndërtimin e veçantë të një pjese të trurit të tyre.

Ilustrim
Ilustrim

Hulumtuesit zbuluan se disa “qarqe” të trurit të papagallëve u dyfishuan rreth 29 milionë vjet më parë. Me sa duket ky lloj evolucioni, i bëri ata përsëritës tingujsh e fjalësh, pasi ekzistenca e dy zonave identike në tru i mundëson të kopjojnë dhe përpunojnë tingujt e dëgjuar në qendrat nervore.

Ilustrim
Ilustrim

Po ashtu shkencëtarët hamendësojnë se, e njëjta aftësi imitimi te njeriu, rezultoi nga një kopje e ngjashme e disa “qarqeve” të trurit.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika