Agani: IVF-ja do të mund të bëhej edhe në QKUK, nëse do të ishin zhvilluar resurset njerëzore

ish ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani theksoi se projektligj për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar nuk favorizon sektorin privat, por i jep të drejtën e kryerjes së procedurave edhe institucioneve shëndetësore publike

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka folur rreth projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, i njohur si IVF.

Agani, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se sikurse ishin zhvilluar resurset njerëzore në QKUK gjatë 12-13 viteve të fundit, këto procedura të frytnimit të asistuar mjekësor do të mund të bëhej edhe në institucione publike, përpos atyre private.

“Sikurse të ishin zhvilluar kapacitetet e duhura institucionale dhe njerëzore, pra resurset njerëzore në QKUK, këto 10-13 vite këto procedura ishin zhvilluar edhe në sektorin publik njësoj sikurse në sektorin privat. Ky udhëzim e ka dëshmuar si një akt nënligjor shumë i suksesshëm që ka rregulluar këtë fushë në mënyrë shumë efikase, pa afera, pa probleme të veçanta në zbatimin e tij”, kështu është shprehur Agani në emisionin “Debat Plus”.

Agani ka potencuar se shëndeti riprodhues dhe fertilizimi i asistuar në vend bëhet në të gjitha institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Agani ka shtuar se “shumë herë kam qenë në situatë që të reagojë edhe publikisht edhe të shpalli si një gënjeshtër notore se ky udhëzim administrativ e ka rregulluar këtë fushë vetëm në sektorin privat, dhe shprehimisht nuk qëndron ashtu. Shumë qartë shkruan se frytnimi i asistuar mjekësor mund të bëhet në institucione shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të mërkurën e 4 tetorit 2023 në lexim të parë një projektligj për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, i njohur si IVF, pas shumë përpjekjeve. Projektligji i mori votat e shumicës dërrmuese të 63 deputetëve të pranishëm në seancë, derisa një deputet votoi kundër dhe katër të tjerë abstenuan. Ai duhet të votohet edhe në lexim të dytë për t’u bërë ligj.

Ky legjislacion ua mundëson edhe grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë përmes metodës IVF në klinikat publike.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika