“Agent Elvis”, filmi i ri i animuar i Netflixit

“Agent Elvis” e shënon premierën në platformën e famshme digjitale Netflix më 17 mars

Netflixi ka publikuar një trailer për serialin e ri të animuar i cili flet për një agjent sekret që shkëlqen në artet marciale dhe ka një ndihmës majmun. Ai agjent është mbreti i muzikës Rock’n’Roll, Elvis Presley.

Me titull “Agent Elvis”, filmi i ardhshëm flet për Elvis Presleyn, një këngëtar gjatë ditë dhe spiun i qeverisë Amerikane gjatë natës.

Ylli i hollywoodit, Matthew McConaughey, e huazon zërin për kryepersonazhin, Presley, kurse Priscilla Presley e portretizon veten. Ajo po ashtu shërben si bashkë-krijuese e projektit. Aktorët e tjerë të cilët kanë huazuar zërat për personazhet e tij janë: Ed Helms, Christina Hendricks, Kieran Culkin,

Ky është filmi i parë i animuar për të rritur nga “Sony Pictures Animation”, studioja prapa projektit të suksesshëm të arkave filmike, “Spider-Man: Into the Spider-Verse”.

“Agent Elvis” e shënon premierën në platformën e famshme digjitale Netflix më 17 mars.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika