Aggeler për biznesmenin maqedonas, Kamçev që u fut në listën e zezë: Korrupsioni ka pasoja

Ambasadorja e ShBA-së në Shkup, Angela Aggeler ka paralajmëruar që Uashingtoni mund të përcaktojë edhe persona e organizata të tjera për korrupsion por pa dhënë detaje tjera

Ambasadorja e ShBA-së në Shkup, Angela Aggeler

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka caktuar bizenesmenin maqedonas Jordanin Orce Kamçev me Urdhrin Ekzekutiv për vepra korruptive dhe vepra penale.

“Keqpërdorimi i detyrës, pastrimi i parave, ryshfeti dhe vepra të tjera. Z. Kamçev mori pjesë jo vetëm në gërryerjen e besimit të publikut në sektorin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, por gjithashtu përfaqësoi një tradhti të konsiderueshme ndaj popullit të këtij vendi. Publiku meriton që institucionet të cilave mund t’u besohet të ndjekin parimet demokratike me transparencë dhe pa kompromis. Që Maqedonia e Veriut të kapërcejë sfidat përpara dhe të arrijë qëllimin e saj për një anëtar të begatë, produktiv dhe të vlerësuar të komunitetit evropian, korrupsioni nuk mund të kalojë pa kontroll. Aktorët e korruptuar duhet dhe do të mbahen përgjegjës, siç tregon ky emërim”, njoftoi Departamenti i Thesarit.

Për këtë ka reaguar ambasadorja e ShBA-së në Shkup, Angela Aggeler, e cila ka paralajmëruar se Uashingtoni mund të përcaktojë edhe persona e organizata të tjera për korrupsion por pa dhënë detaje tjera.

“Këto sanksione nuk do të ndikojnë vetëm tek bizneset dhe pronat e z.Kamçev por gjithashtu edhe ata që bëjnë biznes me të. ShBA-ja do të vazhdojë të shenjëzojë personat e korruptuar që punojnë jashtë ligjit dhe stabilitetit të Maqedonisë së Veriut. Korrupsioni ka pasoja”, ka thënë ajo.

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut e kanë mirëpritur vendimin e SHBA-së për ta futur në listën e zezën biznesmenin maqedonas, Jordan Orce Kamçev. Njëkohësisht ata shprehën keqardhje për dështimin e organeve vendore të drejtësisë për ta luftuar krimin e organizuar.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika