Agim Ademi “demantohet” nga Edon Zhegrova: Federata e mori vendimin për përjashtimin, jo trajneri

Anësori i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka folur lidhur me përjashtimin nga grumbullimi i fundit me “Dardanët”.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se vendimin për largimin e tij e ka marrë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), dhe jo përzgjedhësi Franco Foda.

“Po, me të vërtetë, diçka e vogël ndodhi me përzgjedhjen. Arrita vonë në një takim dhe ajo që më zemëroi pak më shumë ishte se ishte federata ajo që e mori vendimin dhe jo trajneri, por e di që jam profesionist. Tani, është në të kaluarën, çështja është zgjidhur dhe ne ecim përpara”, ka thënë futbollisti i Lille.

Megjithatë, lidhur me këtë çështje deklaratë shumë më ndryshe kishte dhënë kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Gjatë një interviste për televizionin shqiptar “Top Channel”, Ademi kishte deklaruar se vendimin për përjashtimin e Zhegrovës, Arijanet Muric dhe Florent Muslijës e kishte marrë selektori Franco Foda.

“Pikë së pari duhet të respektohet rregullorja e cila u është komunikuar lojtarëve. Është shumë e rëndësishme për ekipin që ajo të respektohet. Përjashtimi i tyre ka qenë vendimi i trajnerit, pasi ata kanë dalë nga grumbullimi në orët e vona të natës”, kishte thënë ai më 10 shtator.

Në anën tjetër, në njoftimin e FFK-së ishte bërë e ditur se ka qenë vendim i përbashkët i trajnerit dhe Federatës.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së”, thuhej në komunikatën e 8 shtatorit.

Gjithashtu, Agim Ademi dyshohet se i kishte kërcënuar tre futbollistët e përjashtuar.

Për TV Dukagjinin kishte dhënë detaje kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

“E konfirmoj se është autorizuar Policia e Kosovës të verifikojë këto informata nëse ka të bëjë diçka me veprën penale “kanosje”. Pastaj, pasi të sigurohen informatat e Policisë do të vendosim nëse do të hapet rast për një vepër penale të tillë. Do t’i verifikojmë informatat e Policisë, nëse janë të vërteta do të fillojmë me hetimet”, kishte thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Të fundit nga rubrika