Agim Ademi kritikoi analistët, reagon ashpër Sokoli: Kjo është kundërpërgjigja e tij

Trajneri dhe analisti, Bylbyl Sokoli, ka reaguar ashpër pas kritikave të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, për analistët sportivë

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Sokoli ka thënë se Ademi duhet të marrë këshilla për deklaratat e tij publike.

“Unë nuk e di se kush paguhet, qysh paguhet, këto deklarata nuk i takojnë kryetarit të Federatës. Unë po e shoh që në Federatë duhet dikush të jetë edhe këshilltar i mirë, me këshillu ku janë kufijtë e deklaratave të tilla. Kjo i ngjan asaj qitne çmimin, sa doni ka me ju dhanë,” tha ai.

Ndryshe, Ademi ka pretenduar se “shumë analistë, shumë media përfitojnë klikime qoftë me të drejtë, qoftë pa drejtë. Përfitojnë edhe ata analistë që s’kanë lidhje me futboll”.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika