Agim Musliu, ekspert i sigurisë nga Instituti “Octopus”, ka reaguar pas paradës ushtarake të mbajtur sot në Beograd nga regjimi i Aleksandar Vuçiqit, duke e cilësuar atë një tentim për të ngritur pikët dhe rejtingun politik të presidentit serb.

Musliu tha se pas kësaj fasade qëndron vetëm krizë, duke theksuar se në gjashtë vitet e fundit ushtrinë serbe e kanë braktisur mbi 15 mijë pjesëtarë.

“Është e njëjta ushtri e mbushur me kriminelë të pandëshkuar, që kanë udhëhequr formacione vrastare dhe operacione të spastrimit etnik në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Është ushtri që mbetet doktrinalisht dhe strategjikisht e lidhur me Rusinë, jo me një të ardhme moderne”, ka shkruar në Facebook Musliu.

Sipas tij, Serbia ndodhet në mes të krizës më të madhe të dy dekadave të fundit dhe parada ushtarake nuk mund ta mbulojë këtë realitet.

“As parada dhe as propaganda nuk do ta shpëtojnë Vuçiqin – ai do të përfundojë si çdo diktator tjetër”, ka shkruar Musliu.

Çfarë mund të zbulojë parada ushtarake në Beograd për politikën e jashtme serbe?