Agim Musliu për sulmin në veri: U cenua kushtetutshmëria dhe shtetshmëria e Republikës së Kosovës

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se sulmi terrorist në veri të Mitrovicës ka cenuar kushtetutshmërinë dhe shtetshmërinë e Republikës së Kosovës, për të krijuar kaos dhe ndarjen e Kosovës

Nëtë majtë, njohësi i sigurisë, Agim Musliu dhe në të djathtë, Edita Doli

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se sulmi terrorist në veri të Kosovës ka cenuar kushtetutshmërinë dhe shtetshmërinë e Republikës së Kosovës dhe për të krijuar kaos dhe ndarjen e Kosovës.

Profesori, Agim Musliu, i ftuar në emisionin “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini ka thënë se “forcat ushtarake në veri kanë qenë të përgatitur, të trajnuar, të armatosur dhe të udhëzuar në mënyrë të detajuar për të krijuar kaos në Kosovë dhe për të krijuar një realitet të ri që është ndarja e Kosovës”.

“Të dielën në orët e para të mëngjesit, u cenua kushtetutshmëria dhe shtetshmëria e Republikës së Kosovës, duke ndërhyrë nga një grup divazant terrorist. I përbërë në bazë të asaj që kam parë në terren nga 30+njerëz. Një forcë ushtarake një-aradhe, e përgatitur, e trajnuar, e armatosur dhe e udhëzuar në mënyrë të detajuar për të krijuar kaos në Kosovë dhe për të krijuar një realitet të ri që është ndarja e Kosovës”, ka thënë profesori Musliu.

Profesor, Njohës i sigurisë, Agim Musliu

Ai ka bërë të ditur se faktori vendimtar në luftën permanente është morali ai që vendos në betejë.

“Ka shumë paragjykime për Kosovën dhe Institucionet e Kosovës. Jemi një shtet i vogël, një popull i vogël dhe institucione të vogla. Ndoshta me kapacitete të limituara, materiale, etj. Por, në këtë lloj të jetesës, që e quajmë në siguri në luftë permanente. D.m.th faktori vendimtar, që të jesh i pasur dhe të kesh resurse, materialeve teknologjike dhe njerëzore, por është morali ai që vendos në fushëbetejë, por edhe në betejat e përditshme. Ajo që të bën të ngritesh edhe kur ti rrëzon”, ka thënë Musliu.

Musliu ka radhitur disa nga rastet e sukseseve të institucioneve të Kosovës, “sulmi i Malit të Zi, në tentimin e atentatit të Milan Gjokonoviçit, ku u gjet informacioni, u përpunua dhe u paralajmërua opinioni dhe instuticionet e Malit të Zi, nga Agjensioni Kosovar i Intelegjencës”.

“Që nga muaji prill kemi pasur informacione se si një grup i caktuar nga veriu i Kosovës, nga mosha 25-45, thirren në trajnim në kampe ushtarake në Serbi, ku trajnohen nga trajnerët e njësive speciale, njësitë komanda, brigada 72, brigada e e Policisë Ushtarake që përkujdesen për Vuçiqin etj”, ka shtuar Musliu.

Madje, Musliu ka shtuar se shteti serb ka ditur se Kosova di të menaxhojë këtë situatë dhe se ata do të dështojnë.

Sipas tij, shteti i Serbisë nuk do të ndalet asnjëherë duke sulmuar Kosovën apo shqiptarët në çfarëdo forme.

“Serbia kurrë nuk do të ndalet së rreshti duke sulmuar Kosovën apo shqiptarët në çfarëdo forme. Në aspektin kulturor, artefaktet na kanë vjedhur, na kanë uzurpuar dhe mbajnë në Beograd. Historinë, nëpërmjet Akademisë së Shkencave në projekte të ndryshme. Nëpërmjet luftës hibride dhe propagandë dhe mjete të tjera në terren. Nëpërmjet propagandës të qetë pyka të përçarjes mes shqiptarëve, vëllezërve.”

Ai ka komentuar sulmin në veri, duke theksuar se ky moment që ka ndodhur të dielën, “e ka bashkuar faktorin shqiptar në mes veti. Sepse ishim të përçarë pikërisht për shkak të luftës hibride serbe-ruse”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika