Agim Veliu: Befasuese, nuk e di arsyen pse nuk jam përfshirë në listën e LDK-së

Agim Veliu, ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar në Debat Plus pas publikimit të listës së kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke u shprehur i befasuar për mungesën e tij në listë.

“Befasuese, nuk e di arsyen pse nuk jam i përfshirë në listë. Nuk kam kontaktuar me askënd nga grupi vendimmarrës i LDK-së, sepse vendimet janë të koncentruara në një grup shumë të vogël njerëzish,” tha Veliu.

Sipas tij, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve është zhvilluar brenda një rrethi shumë të ngushtë njerëzish.

Ai shtoi se struktura e degës së LDK-së në Podujevë nuk ka pasur rol në vendimmarrje dhe se vendimet janë marrë në mënyrë të koordinuar nga kreu i partisë dhe të emëruarit atje.

“Nuk kam pasur kontakt, mundemi të themi një degë kryesi, por ata janë një grup i njerëzve që marrin vendime të dirigjuara te koordinuara dhe këtu po shihet se është një koordinim shumë i mirë mes kreut të LDK dhe te emëruarit i cili po kryen detyrat e tij me përpikëri me shkatërrimin e degës fatkeqësisht  atje”, ka theksuar ai.

“Unë nuk do të ndalem së punuari për ta ndryshuar LDK-në, sepse ka nevojë të ndryshojë,” përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika