Agjencia e Emergjencave apel urgjent qytetarëve të mos ndezin zjarre

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka paralajmëruar se vala e të nxehtit e ditëve në vijim ka rritur ndjeshëm rrezikun për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve në fusha dhe pyje, duke u bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht fermerëve dhe bujqve, të respektojnë masat parandaluese.

Apeli i AME-së vjen pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për temperatura të larta, ndërsa theksohet se kushtet aktuale të motit krijojnë potencial të shtuar për zjarre të pakontrolluara.

Sipas agjencisë, është rreptësisht e ndaluar djegia e kashtës, mbetjeve pas korrjeve dhe vegjetacionit në ara, një praktikë që shpesh përdoret për përgatitjen e tokës për mbjelljet e ardhshme.

Po ashtu, fermerëve u rekomandohet të kontrollojnë sistemet e shkarkimit të gazrave në kombajna dhe traktorë, të sigurohen se kanë bombola funksionale për fikjen e zjarrit dhe rezervuarë me ujë në vendet ku zhvillojnë punimet bujqësore.

AME rikujton edhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), sipas të cilave duhet të shmangen punët e rënda fizike në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në 17:00, kur temperaturat arrijnë nivelet më të larta.

Në fund të njoftimit, agjencia u bën thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura gjatë piknikëve apo qëndrimeve në natyrë.

“Mos ndizni zjarre në hapësira gjatë qëndrimeve për piknik apo ndejave në natyrë. Çdo shkëndijë, në kushtet aktuale të motit, mund të shkaktojë zjarre të pakontrolluara me pasoja të rënda”, thuhet në apelin e AME-së.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika