Agjencia e inteligjencës ushtarake (AISM), më shumë kompetenca se AKI-ja      

Një institucion i ri pritet t’i shtohet Kosovës. Bëhet fjalë për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, që do të jetë shërbim inteligjent në kuadër të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas Projektligjit, fokusi i saj do të jetë në zbulimin dhe kundërzbulimin e rreziqeve kundrejt këtyre dy institucioneve por kompetencat do t’i ketë të gjera. Drejtori i saj do të emërohet nga ministri i Mbrojtjes, i cili edhe do t’i raportojë këtij të fundit, teksa ministri informacionet do t’i ndaj me Kryeministrin dhe Presidenten

Gati gjithçka që bën Agjencia e Inteligjencës së Kosovës e në disa fusha edhe më shumë se aq, do ta ketë në mandat institucioni i ri që po synon të themelohet, që është Agjencia e Inteligjencës ushtarake.

Javën e kaluar Qeveria e Kosovës, një vit pasi e kishte vendosur në konsultim publik, e ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

AISM, që është akronimi i këtij institucioni, fokusin do ta ketë në zbulim dhe kundërzbulim të  kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj FSK-së e Ministrisë së Mbrojtjes.

Një detyrë më shumë në fushë veprimtari sesa AKI-ja, do të ketë ky shërbim, i cili përmes ministrit të Mbrojtjes, është i obliguar që të gjitha informatat inteligjente t’i përcjellë në formë të shkruar brenda 5 ditësh tek Kryeministri dhe Presidenti i Kosovës.

“Me fokus jashtë vendit, grumbullon, analizon, përpunon dhe vlerëson informacione për ushtritë dhe sistemet mbrojtëse të vendeve të tjera, për presionet e jashtme të cilat mund të ndikojnë ose rrezikojnë sigurinë e mbrojtjes dhe për aktivitetet ndërkombëtare të drejtuara kundër sigurisë së mbrojtjes së Republikës së Kosovës”, thuhet në Projektligjin për AISM-në.

Sikurse punëtorët e AKI-së, edhe ata të AISM-së për qëllim të punës së tyre, mund të përdorin identitet të dyfishtë, të kryejnë përgjime por sikurse në rastin e AKI-së kur kjo bëhet tek vendet e personat jopublik, nevojitet një autorizim nga një gjykatës i Gjykatës Supreme.

Të gjitha informacionet që mblidhen por që nuk janë në fushëveprimtari të ASIM-së, do t’i dorëzohen AKI-së ose në raste kur mund të ketë elemente të veprave penale, Policisë së Kosovës.

“Kur AISM, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së vet, has në informacione që ndërlidhen me sigurinë nacionale e që nuk kanë të bëjnë me misionin kushtetues dhe ligjor të MM dhe FSK, atëherë këto informacione duhet ti dërgohen AKI-së”, thuhet në Projektligjin për AISM-në.

Pos ministrit të Mbrojtjes, kompetencë për mbikëqyrje do të ketë Komisioni parlamentar për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili në raportim mund ta ftojë edhe minsitrin por edhe Drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Pjesëtarët e këtij institucioni do të jenë vetëm ushtarak të FSK-së, pos personelit civilë, kurse numri është konfidencial, ashtu sikurse ata do të rekrutohen me konkurs të brendshëm.

Punëtorët e AISM-së do ta kenë të ndaluar me ligj që pas largimit të punojnë për organizata apo qeveri të huaja pa miratim nga ky institucion.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika