Agjencia e Kosovës për Akreditim bëhet anëtare e asocuar e ENQA-s

Të hënën e 3 tetorit Agjencia e Kosovës për Akreditim(AKA) është bërë pjesë e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), një gjë e tillë u bë e ditur nga Naim Gashi, Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, i cili pranoi një letër nga Anna Gover, që kjo e fundit kishte konfirmuar se është pranuar statusi i akreditimit





Gjatë ditës së sotme Naim Gashi, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ka pranuar një letër nga drejtoresha e ENQA-s, kjo e fundit kishte konfirmuar se është pranuar aplikacioni i Agjencisë së Akreditimit për Statusin anëtar “affiliate”.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se në mbledhjen e 20 shtatorit 2022, Bordi i ENQA-s shqyrtoi aplikacionin tuaj për anëtarësim në ENQA dhe vendosi t’i japë AKA statusin e ‘affiliate’ në ENQA”, shkruan në letrën e drejtoreshës së ENQA, drejtuar drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim Naim Gashi.

Letra të cilën nga ENQA-ja ia dërguan Naim Gashit

Në këtë njoftim thuhet se nga dita e sotme Agjencia e Kosovës për Akreditim mund të përdor logon e ENQA-s në të gjitha vendimet dhe komunikimet e saj brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.

Ndërkaq një gjë të tillë  nga AKA-ja e kanë vlerësuar si arritje të jashtëzakonshme, duke shtuar se nga kjo do të përfitojnë studentët, të diplomuarit, komuniteti akademik dhe shteti në përgjithësi.

“Vendimi i sotëm është një garanci kredibile për cilësinë në arsimin e lartë dhe lehtëson procesin e njohjes së diplomave të studentëve dhe të diplomuarve në vendet evropiane. Po ashtu, ky vendim lehtëson procesin e shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve me vendet evropiane dhe më gjerë”, kanë shkruar AKA-ja në postimin njoftues në rrjetin social facebook.

Tutje Agjencia e Akreditimit i ka falënderuar për përkrahje institucionet e Kosovës, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), komunitetin e donatorëve, duke e quajtur këtë si arritje të përbashkët.

“Me vendimin e sotëm Agjencia e Kosovës për Akreditim është vetëm edhe një hap larg për tu bërë anëtare me të drejta të plota e ENQA”, kanë përfunduar AKA-ja në postim.

 





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika