Agjencia Kundër Korrupsionit procedoi 60 raste në Prokurori

Gjatë këtij viti, vetëm për dy muaj, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) ka proceduar rreth 60 raste në prokurori për korrupsion, mosdeklarim dhe deklarim të rrejshëm të pasurisë së zyrtarëve publikë.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsioni, Yll Buleshkaj, në një intervistë, ka konfirmuar se në rastet e dërguara në prokurori nga kjo Agjenci, bëjnë pjesë zyrtarë të lartë të shtetit, siç ka theksuar ai, kryeprokurorë, ministra, drejtorë të policisë, gjyqtarë dhe zëvendësministra.

Është bërë e ditur se deri tash, rreth 50 për qind  e zyrtarëve publikë, e kanë deklaruar pasurinë në këtë agjenci.

Ai me tutje ka shtuar se “Janë diku, rreth 60 raste, që në muajt e parë të këtij viti janë dorëzuar në prokurori”

Nga 60 raste, 40 janë ne shkurt  dhe 20 në mars, që kanë kaluar në prokurori për shkeljet që ndërlidhën, kryesisht, me mosdeklarim dhe deklarim jo të saktë të paurisë.

“Te aspekti i deklarimit nuk mund të futemi shumë në detaje, kemi raste potenciale për konflikt interesi si një formë e mundshme e korrupsionit apo shkeljes së ligjit. Por, atë që mund ta konfirmoj është se ne merremi vetëm me zyrtarët e lartë, dhe të gjitha rastet të cilat ne i kemi identifikuar në një formë të shkeljes së ligjit që mund të ketë ndonjë element të mundshëm të korrupsionit janë proceduar në prokurori”.

Sipas Buleshkajt, një ndër rastet e profilit të lartë është rasti i ministres, Rozeta Hajdari.

“Ligji  e ndalon t’i përmendim emrat, sepse është fshehtësia e hetimeve, të cilën duhet ta bëjë prokuroria, pastaj mund të ndikojmë në hetime. Por, pozita ka edhe të larta, deri te niveli i asamblistit, ka nga niveli i ministrit, ka gjyqtarë, ka kryeprokurorë, ka zëvendësministra, ka këshilltarë, ka drejtorë të policisë, e të tjerë, që kanë të bëjnë me rastet që i kemi dërguar në prokurori” është shprehur ai.

Buleshkaj ka thënë se deri në fund të javës kanë deklaruar pasurinë rreth dy mijë e pesëqind zyrtarë publikë, nga pesë mije zyrtarë sa janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë.

Zyrtarët që nuk e deklarojnë pasurinë me kohë, deri më 31 mars, bëhen subjekt i veprës penale.

“Ligji është shumë i qartë për ata që vonohen (nuk e deklarojnë) bëhen subjekt i veprës penale, është neni 430 i Kodit Penal, ku mosdeklarimi në kohë apo deklarimi i rrejshëm konsiderohet vepër penale. Veç nëse kanë ndonjë rrethanë lehtësuese, objektive e cila do të mund të përjashtonte nga ajo masë, ata automatikisht do të kalojnë në dorën e prokurorisë, që prokuroria dhe drejtësia pastaj do të merret me këto raste. Ligji e parasheh shumë qartë, ku parasheh periudhën njëmujore për deklarim ose 31 ditë” ka thënë ai.

Deklarimi i pasurisë nga mjekët dhe profesorët që punojnë në institucionet publike nuk ka filluar akoma.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika