AGK dënon “presionin ndaj Buzhalës”: Qëllim frikësimi dhe hakmarrja e VV-së pas publikimit të audio-incizimeve

AGK-ja ka shprehur shqetësim për publikimin e një dokumenti të Administratës Tatimore nga një deputet, duke e konsideruar presion politik ndaj Berat Buzhalës dhe portalit "Nacionale"

Fotografi nga AGK-ja.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Mefail Bajqinovci, ka publikuar të mërkurën një dokument të brendshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, i cili ka të bëjë me gazetarin Berat Buzhala.

Sipas deputetit, Buzhala akuzohet për shmangie tatimi në shumën prej 71 mijë euro.

Për këtë çështje, Buzhala ka publikuar një vendim të Gjykatës Komerciale të Kosovës që shton shtyrjen e ekzekutimit të vendimit deri në vendosjen e një kontesti tregtar-administrativ me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar dhe ka shprehur shqetësimin e tyre për faktin që një dokument i brendshëm i Administratës Tatimore të Kosovës është publikuar nga një deputet në Kuvendin e Kosovës.

AGK-ja e konsideron këtë veprim si presion direkt me qëllim frikësimi dhe hakmarrje politike ndaj Berat Buzhalës dhe portalit “Nacionale”.

Ata thonë se është e shqetësuese që një institucion qeveritar të përdoret për të ndërmarrë hapa të tilla.

“AGK-ja e sheh shumë shqetësues faktin që një dokument i tillë i ATK-së, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave të Qeverisë së Kosovës, është në posedim dhe publikohet nga një deputet i Kuvendit të Kosovës. AGK-ja e sheh këtë si presion direkt me qëllim frikësimi dhe hakmarrjeje të partisë në pushtet ndaj z. Buzhala dhe Nacionales, pas publikimit të serisë së audio-incizimeve “, thuhet në postimin e AGK-së në Facebook.

Në audio-incizimet e publikuara nga portali “Nacionale”, Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, diskuton me ish-deputetin e Listës Srpska, Slavko Simiq.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika