AGK dënon shtyrjen e gazetares nga mbrojtja e afërt e Kurtit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dënuar sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, pasi është penguar fizikisht gazetarja Vesa Hoda. Në reagimin e AGK-së thuhet se gazetarja ka tentuar t’i parashtrojë pyetje kryeministrit lidhur me krizën rreth zgjedhjeve të reja, kur njëri nga pjesëtarët e Policisë e ka shtyrë fizikisht atë. […]
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dënuar sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, pasi është penguar fizikisht gazetarja Vesa Hoda.
Në reagimin e AGK-së thuhet se gazetarja ka tentuar t’i parashtrojë pyetje kryeministrit lidhur me krizën rreth zgjedhjeve të reja, kur njëri nga pjesëtarët e Policisë e ka shtyrë fizikisht atë.
Sipas AGK-së, një veprim i tillë është i papranueshëm dhe përbën minim të punës së gazetarëve dhe mediave.
“AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit që mos krijojnë pengesa, por të lejojnë gazetarët dhe mediat që të bëjnë punën e tyre në kërkim të përgjigjeve për tema të interesit publik”, thuhet në njoftim.















