AGK-ja dënon sulmin kibernetik ndaj “Sbunker”-it

Media online “Sbunker” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pësuar një sulm kibernetik të kordinuar dhe të sofistikuar, duke ndikuar në fshirjen e përmbajtjeve e katër muajve të fundit.

E për këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës [AGK] duke dënuar sulmin  teksa ka shtuar se AGK-ja e sheh si përpjekje kundër lirisë së medies dhe shprehjes në Kosovë.

“Sbunker dëshiron të informojë publikun se sot, më 16 korrik, faqja e tij www.sbunker.org pësoi një sulm kibernetik të koordinuar dhe të sofistikuar. Uebfaqja është kthyer dhe po punojmë për të rikuperuar përmbajtjen e cila është komprometuar përkohësisht. Megjithëse qemë në gjendje të ruanim shumicën e përmbajtjes sonë, sulmuesit arritën të fshijnë përmbajtjen e katër muajve të fundit. Vlerësimi i plotë i dëmeve të shkaktuara nga ky operacion keqdashës është ende në vazhdim. Megjithatë, duke gjykuar nga përmasat dhe sofistikimi i sulmit, mund të konkludojmë se ky operacion u krye nga një grup profesionistësh”, thuhet në njoftim.

AGK-ja, e fton Njësinë Kibernetike të Policisë së Kosovës që të hetojë rastin me prioritet dhe ta informojë median në fjalë për rezultatin e hetimeve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika