AGK-ja denoncon fushatën e deputetëve të VV-së kundër “Periskopit” dhe “Nacionales”

AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me fushatën e re të Lëvizjes Vetëvendosje kundër medieve në Kosovë.

Deputetët Sali Zyba dhe Dimal Basha kanë shpërndarë një artikull të një mediumi të quajtur “Slobodna Bosna” (shqip: Bosnja e Lirë), nëpërmjet të cilit ata akuzojnë medie në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”. Deputeti Zyba, në një status në Facebook, shkruan “Dy medie të Kosovës iu përmendën emra, Periskopit dhe Nacionales”. Të dy deputetët dhe eksponentë të tjerë të Vetëvendosjes kanë shpërndarë një artikull të publikuar në faqen online të Transmetuesit Publik, RTK, që pa autor, ka përkthyer tekstin e mediumit boshnjak.

Shkrimi i “Slobodna Bosna”, bazohet në burime dhe në deklaratat e një individi kontrovers, me emrin Boban Bogdanoviq, që thotë se është disident politik serb.

AGK-ja dënon fuqishëm këtë fushatë të rrezikshme dhe të papranueshme të deputetëve të partisë qeverisëse, Vetëvendosje, që i targeton këto dy mediume dhe gazetarët që punojnë aty.

“Fushata si kjo e rrezikojnë seriozisht sigurinë e gazetarëve të këtyre dy mediumeve, dhe Vetëvendosja e deputetët e saj duhet të mbahen përgjegjës për nxitjen e urrejtjes dhe sulmeve potenciale kundër tyre.

I bëjmë thirrje të përsëritur kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes, që të mos angazhohen në fushata të tilla të papranueshme, që kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë për të bërë punën e tyre”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika