AGK-ja: Gazetarët vazhdojnë të rrezikohen gjatë raportimeve në veri të Kosovës 

Pas sulmit ndaj gazetares se RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. AGK ka thënë se gazetarët gjatë raportimit po rrezikohen

Momenti i shpërthimit





Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) ka shprehur shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.

“Gjatë orëve të vona të ditës së sotme, në ndërkohë që po raportonin për situatën në veri, një eksploziv shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit. Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, Doruntina Bylykbashi, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Sipas AGK-së brenda dy ditëve ka pasur dy sulme ndaj gazetarëve të cilët po raportojnë nga veriu i Mitrovicës.

Andaj, AGK-ja u bënë sërish thirrje “institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre”.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika