AGK-ja i reagon FFK-së: E konsiderojmë këtë letër të hapur të papranueshme dhe presion të hapur ndaj gazetarëve

AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës [AGK], ka hedhur poshtë letrën e Federatës së Futbollit të Kosovës për mediat.

FFK-ja kishte kërkuar nga AGK, SHGSK dhe KPM që mediat të respektojnë etikën e gazetarisë, pasi të njëjtit pretendonin se po bëhet “fushatë” medatike kundër FFK-së dhe Kombëtares së Kosovës.

Ndër tjerash, ata kishin kërkuar që të ndalohen fyerjet, shantazhet e kërcënimet, kinse po bëhen në drejtimin e tyre.

Pas pranimit të kësaj letre, AGK-ja ka reaguar në drejtim të Federatës.

Ata kanë hedhur poshtë letrën e tyre duke i quajtur të gjitha pretendimet si të pabaza dhe presion të hapur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë.

“Në letër, FFK-ja, akuzon, pa asnjë bazë, disa emisione sportive se po bëjnë “fushatë mediale kundër FFK-së. AGK-ja, e konsideron këtë letër të hapur të FFK-së, si të papranueshme dhe presion të hapur ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë që ky reagim nga FFK, vjen pak ditë pasi në media u raportua, se i pari i FFK-së, Agim Ademi kishte kërcënuar lojtarët e përjashtuar së fundmi nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika