AGK-ja i shpreh ngushëllime familjes së gazetarit të ndjerë, Bajram Sefaj

Pas lajmit për vdekjen e gazetarit dhe shkrimtarit, Bajram Sefaj, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime

Bajram Sefaj

Pas lajmit për vdekjen e gazetarit dhe shkrimtarit, Bajram Sefaj, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime ndaj familjes, miqve dhe komunitetit.

Përmes një postimi në Facebook, AGK-ja ka shkruar telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Bajram Sefaj.

“Ai për shumë vite ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, por që ka qenë edhe korrespodent për disa media ndërkombëtare. Krahas gazetarisë, ai është marrë edhe me krijimtari letrare, dhe është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi e publicistikë,” shkruhet në njoftim.

Siç kanë njoftuar familjarët, Sefaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika