AGK-ja: Kosova i mirëpret katër gazetarët afganë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK,  ka njoftuar se Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, së bashku me  Zyrtaren Ligjore të ECPMF-së, Flutura Kusari, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, i kanë pritur gazetarët afganë në Kosovë.

Sipas AGK-së, gazetarët afganë janë mirëpritur në aeroport një muaj pas vendimit të Qeverisë për strehimin e tyre në Kosovë.

“Gazetarëve do t’u sigurohet strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe biletë kthimi, kur rrethanat të krijohen që ata të kthehen në shtëpitë e tyre”.

“Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad – janë katër gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

“Programi “Journalists in Residence – Kosovo”, inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për gazetarët ukrainas dhe afganë mbështetet bujarisht edhe nga Iniciativa Hannah Arendt”, kanë përfunduar AGK-ja.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika