AGK-ja organizon protestë më 31 korrik për mbrojtjen e fjalës së lirë: Demokracia vdes në errësirë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK), ka organizuara një protestë më datën 31 korrik të vitit nga ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti, kjo protestë sipas për mbrojtjen e fjalës së lirë. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, më 31 korrik, e hënë, do të mbajë protestë në […]
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK), ka organizuara një protestë më datën 31 korrik të vitit nga ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti, kjo protestë sipas për mbrojtjen e fjalës së lirë.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, më 31 korrik, e hënë, do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”.
“Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Sipas AGK-së kjo protestë do të jetë paqësore
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, t’i bashkohen protestës paqësore të hënën”, thuhet në njoftimin e tyre.
















